Hënë – Shtunë: 10:00 – 20:00, Dielë: Mbyllur
Fizioterapia DUO Logo
049 644 454 Drejtimet te Biznesi
RRETH NESH

Historia e Ordinancës DUO

Ekspertë në Fizioterapi dhe Rehabilitim për Mirëqenien Tuaj

Fizioterapia DUO
RRETH NESH

Ekspertë në Fizioterapi dhe Rehabilitim për Mirëqenien Tuaj

Ordinanca DUO është një qendër fizioterapie e vendosur në Pejë, e hapur në vitin 2021 me qëllim ofrimin e kujdesit profesional dhe rehabilitimit cilësor për pacientët tanë.

E themeluar nga Dren Bakraqi dhe Liron Lajqi, Ordinanca DUO ndërtohet mbi përvojë të gjerë profesionale në fushën e fizioterapisë. Para hapjes së ordinancës, themeluesit kanë punuar në institucione dhe qendra të ndryshme shëndetësore, duke fituar njohuri praktike dhe klinike në trajtimin e një game të gjerë gjendjesh muskulare, ortopedike dhe neurologjike.

Në Ordinancën DUO besojmë në trajtim të personalizuar, qasje profesionale dhe komunikim të hapur me pacientin. Çdo plan trajtimi ndërtohet sipas nevojave individuale, duke kombinuar terapitë moderne me përkushtim maksimal ndaj shëndetit dhe mirëqenies së pacientit.

Misioni ynë është të ndihmojmë pacientët të rikthejnë lëvizshmërinë, të reduktojnë dhimbjen dhe të përmirësojnë cilësinë e jetës së tyre përmes fizioterapisë së bazuar në standarde profesionale dhe përvojë klinike.

Dren & Liron
90%
Vlerësime pozitive nga Pacientët Tanë
10+
Qertifikata dhe Kualifikime të Njohura
5+
Vite Ekspertizë Profesionale
STAFI YNË

Njihuni me ekipin tonë të specializuar në Fizioterapi

MSc. PT. Dren Bakraqi

MSc. PT. Dren Bakraqi

Fizioterapeut & Bashkëthemelues
Jona Gashi

Jona Gashi

Asistente
BSc. PT. Liron Lajqi

BSc. PT. Liron Lajqi

Fizioterapeut & Bashkëthemelues
INFO RRETH REHABILITIMIT

Pyetje të Shpeshta

Në këtë seksion do të gjeni përgjigje për pyetjet më të shpeshta rreth shërbimeve tona të fizioterapisë dhe rehabilitimit. Qëllimi ynë është t’ju informojmë qartë mbi trajtimet dhe procesin e rikuperimit.

01. Si mund të caktoj një termin në klinikën tuaj?
Terminin mund ta caktoni duke na kontaktuar përmes telefonit, WhatsApp-it (+383 49 644 454) ose duke plotësuar formularin e kontaktit në faqen tonë. Stafi ynë do t’ju përgjigjet menjëherë.
02. A kam nevojë për rekomandim mjekësor për fizioterapi?
Jo domosdoshmërisht. Mund të vini direkt për konsultë në ordinancë, ku fizioterapistët tanë do të bëjnë vlerësimin fillestar funksional dhe do të përcaktojnë trajtimin e duhur.
03. Çfarë shërbimesh të fizioterapisë dhe rehabilitimit ofroni?
Ne ofrojmë fizioterapi ortopedike, rehabilitim pas lëndimeve sportive, terapi për dhimbje shpine dhe qafe, rehabilitim neurologjik, terapi posturale, elektroterapi, terapi manuale, shockwave, ultratinguj, akupunkturë dhe hixhame.
04. Sa zgjat një seancë fizioterapie?
Një seancë zakonisht zgjat nga 30 deri në 60 minuta, në varësi të gjendjes dhe planit të trajtimit të përcaktuar nga fizioterapisti.
05. Sa seanca janë të nevojshme për përmirësim?
Numri i seancave ndryshon nga pacienti në pacient. Pas vlerësimit fillestar, fizioterapisti do t’ju rekomandojë një plan të personalizuar trajtimi bazuar në diagnozën dhe përgjigjen e trupit.
06. A janë trajtimet e dhimbshme?
Shumica e trajtimeve nuk janë të dhimbshme. Qëllimi ynë kryesor është të zvogëlojmë dhimbjen dhe të përmirësojmë funksionin në mënyrë të sigurt, të kontrolluar dhe graduale.
07. Sa kushtojnë shërbimet tuaja?
Çmimet tona janë transparente dhe fillojnë nga 25€ për seancë. Për detaje të plota, mund të vizitoni faqen tonë të Çmimores ose të na kontaktoni drejtpërdrejt.
08. A ofroni programe të personalizuara rehabilitimi?
Po, çdo pacient trajtohet me një plan individual të përshtatur posaçërisht sipas diagnozës, stilit të jetesës dhe qëllimeve të rikuperimit.
10. Çfarë duhet të sjell në vizitën e parë?
Nëse keni raporte mjekësore, grafi me rreze X, rezonancë magnetike (MRI) apo analiza të mëparshme, rekomandohet t’i sillni për një vlerësim sa më të saktë dhe profesional.